Agim Bahtiri ka një lajm të mirë për koalicionin

Një ndër përfaqësuesit e lartë të Lëvizjes Vetvendosje ka dhënë informacione pozitive sa i përket arritjes së marëveshjes me LDK-në, duke thënë se pjesa më e madhe e anëtarëve dhe deputetëve të kësaj partie janë të pajtimit të arritjes së koalicionimit.

Postimi i Agim Bahtirit:

“Pas kontaktit që kam pasur me shumicën e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të LDK-së, kam parë vullnetin e tyre për arritjen e menjëhershme të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Isa Mustafa si kryetar i LDK-së duhet ta qoj në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.

Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë.AB”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu