Rrjedhë prej Rusisë në Turqi e drejt në Ballkan: Putin e Erdogan thellojnë bashkëpunimin

Presidentët e Turqisë e Rusisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin me ceremoni e lëshuan në punë gazsjellësin me rrotullimin e ventilit të vendosur në skenë, derisa ju bashkuan edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic dhe Kyeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.

Putin e vlerësoi se hapja e gazsjellësit Rrjedha Turke nuk është i rëndësishëm vetëm për Rusinë dhe Turqinë, por edhe për shtetet tjera të Europës jugore. Ai shtoi se lëshimi në punë i gazsjellësit konfirmon se bashkëpunimi i partneritetit Rusisë dhe Turqisë sjellë rezultate, porositi presidenti Putin.

Ai kujtoi se tani më tre dekada Rusia dërgon 24 miliardë metra kub gaz në Turqi, e tani përmes dy tubave të gazsjellësit do të dërgohen rreth 16 miliardë metra kub. Për fat të keq gjendemi në rajon në të cilin situata është shumë serioze, por Turqia dhe Rusia po tregojnë një shembull tjetër dhe bashkëpunojnë në interes të dy popujve dhe shteteve dhe Europës, tha Putin.

Shumica e gazit është parashikuar të, e një degë që ende po ndërtohet do të duhej që në të ardhmen me këtë derivat të furnizonte edhe vendet e europës, përkatësisht Bashkimit Europian. Kapaciteti i gazsjellësit do të duhej të dërgonte 15.75 miliardë metra kubik gaz, e kapaciteti i tubacionit është 31 miliardë metra kub gaz në vit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu