Haradinaj nervozohet me Kurtin: Krijo qeverinë ose lsho rrugë, mos na maj vjerr

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka porositur Albin Kurtin, fituesin e zgjedhjeve të krijojë sa më shpejtë qeverinë ose të lëshojë rrugë për atë post, sepse tij Haradinajt ai nuk duhet ta mbaj peng vendin.

Haradinaj ka thënë se Albin Kurti duhet t’i thërras ndërgjegjës e të krijojë sa më shpejt qeverinë me LDK’në, si partitë e para të dalura nga zgjedhjet.

“Unë pres nga z. Kurti që t’i thërret ndërgjegjes së vet. Ose ta gjen formulën me bë shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s’jam palë e negociatave, ose të hapë rrugë. Të deklaron çka i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklaron për çka është. A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj për EO.

Ramush Haradinaj ka thënë se Kurti ‘nuk duhet të na mbajë vjerr’

“Por diçka duhet t’i thotë Kosovës nuk mund ta mbajë vjerr. Nuk po e them këtë me nxënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyra e qeverisë janë në krizë, shiheni procesin. Unë jam i detyruar t’i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutëm mos u vono, ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendjes. Sepse jemi ka rrezikojmë më shumë sesa një parti. Pra jemi ka e rrezikojmë funksionimin e vendit”, thotë kryeministri në largim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu