Huqja e madhe e Ramush Haradinajt, ju gëzua marrëveshjes ajrore me Serbinë ku nuk vlen taksa 100%

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, shquhet për gafat dhe deklaratat e tij gjatë mandatit të tij qeverisës, por diçka që habiti të gjithë opinionin ishte përkrahja dhe pranimi i linjës së re ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, diçka e pa menduar nga ai,

“Marrëveshjet për Lirinë e Lëvizjes dhe Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të arritura gjatë dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, do të zbatohen për pasagjerët, postën dhe mallrat që transportohen përmes kësaj linjeje ajrore”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga dy shtetet.

Haradinaj ju gëzua lajmit se nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas mund të ketë fluturime tani, por si mbrojtës i taksës 100 ndaj Serbisë dhe mburrjes së vendosjes e mbajtjes së saj nga ai, po del të jetë kundër tani.
Kryeministri në detyrë nuk po e di se me marrëveshjen ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës që do të implementohet përmes kompanive gjermane të fluturimit, do të eliminohet taksa ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Iniciativa për të hapur hapësirën ajrore të Kosovë për fluturime me Serbinë, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë, është një hap gjigant përpara në avancimin e raporteve fqinjësorë dhe konsolidimit të sovranitetit të Kosovës. Falënderues Robert O’Brien, Richard Grenell dhe Lufthansa”, ka shkruar Haradinaj,

Ishte vet presidenti serb, Aleksandar Vucic, i cila zbuloi se pas kësaj marrëveshje për hapjen e hapësirës ajrore është nonsens që të ketë liri të fluturimeve dhe të mos ketë liri të qarkullimit të mallrave ndërmjet dy shteteve, duke bërë thirrje për heqje të taksës.

Kujtojmë se të hënën në Berlin është arritur një marrëveshje që rikthen fluturimet Prishtinë-Beograd pas më shumë se 20 vjetësh, kjo marrëveshje është arritur më ndërmjetësimin e dy njerëzve të afërt të presidentit të SHBA’së, Robert O’Brien-këshilltar për siguri kombëtare dhe Përfaqësuesin Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu