Shantazhi i adoleshentes për Balotellin, prokuroria merr vendimin

Mario Balotelli ka dalë i pafajshëm nga akuza që i bëri një 18 vjecare në kohën kur italiane luante te Nice.

Një vajzë 18-vjeçare është akuzuar dhe pritet të dënohet, pasi tentoi që të shantazhonte sulmuesin e Breshas, pasi sipas versionit të saj, vajza ka pasur një marrëdhënie me “Super-Marion”, disa kohë më parë, kur ajo ishte ende minorene.

Historia në fjalë, me hetimin që është mbyllur tashmë, i takon periudhës kur Baloteli luante te Nice në Francë, por vajza, e cila fillimisht i kishte siguruar se ishte maxhorene dhe më pas ofroi versionin e kundërt, i kishte kërkuar 100 mijë euro për të mos e denoncuar për dhunë seksuale.

Lojtari kishte bërë kallëzim për ngjarjen në polici dhe tashmë doli i pafajshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu