Formula 1, Verstappen kalon Hamilton, “tulipani” siguron rekordin e radhës

Max Verstappen arriti “pole position”-in e pestë në pesë garat e para të këtij sezoni, me “tulipanin” holandez, që do të niset i pari të dielën në Çmimin e Madh të Kinës, teksa synon që të shkëputet edhe më tej në renditje për t’ia bërë më të lehtë vetes titullin e katërt radhazi kampion.

Mirëpo, “pole position” i pestë radhazi vjen edhe me rekord për 26-vjeçarin dhe kështu, Verstappen lë pas në renditjen e pilotëve që kanë arritur më shumë “Pole Position” radhazi në startin e një sezoni emra si Senna, Villeneuve, Vettel dhe Hamilton, që janë ndalur në katër “pole position” radhazi.

Tashmë, në garat e ardhshme, Verstappen do të synojë ta shtojë rekordin teksa përpara tij janë Senna me Hakinen me pesë “Pole Position” radhazi nga fillimi i një sezoni, ndërsa me gjashtë është sërish Senna dhe Nigel Mansell teksa rekordin absolut e mban Alain Prost.

Francezi, me Williamsin e tij në vitin 1993 ia doli që të regjistronte kohën më të mirë për plot shtatë garat e para të sezonit , duke parë dominimin e këtij sezoni, edhe Max Verstappen i ka të gjitha mundësitë për ta thelluar rekordin e tij me holandezin që tashmë duket se garon për të vendosur edhe më shumë emrin në histori pasi rivalët duken larg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu