Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100 eurosh nëse keni ndryshuar numrin dhe nuk e lajmëroni

Pronarët e automjeteve në Maqedoninë e Veriut mund të gjobiten me 100 euro nëse nuk e paraqesin ndryshimin e numrit të telefonit ose adresës elektronike brenda tri ditësh. Ky është një nga detyrimet e parapara në ndryshimet e propozuara të Ligjit për Automjetet. Sipas propozimit, ndryshimi duhet të paraqitet në një stacion të autorizuar për kontroll teknik.

Ndryshimet parashohin edhe vendosjen e ngjitëseve elektronike në automjete, përmes të cilave policia do të mund të kontrollojë vlefshmërinë e regjistrimit, sigurimit dhe kontrollit teknik. Për heqjen, dëmtimin ose bartjen e ngjitëses në një automjet tjetër parashihet gjobë prej 500 eurosh. Megjithatë, ndryshimet ende janë në procedurë kuvendore dhe nuk kanë hyrë në fuqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu