Alarm për motin: Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta mbi 80 km/orë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm meteorologjik për ditën e sotme, duke paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme nga drejtimi jugperëndimor, me shpejtësi që pritet të kalojë 80 kilometra në orë.

Sipas parashikimeve meteorologjike, edhe ditët në vijim do të karakterizohen nga mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje lokale shiu, të cilat do të paraqiten herë pas here me intensitet të ndryshëm.

Nën ndikimin e masave ajrore nga jugu, temperaturat do të mbeten relativisht të larta deri të premten, duke qenë mbi mesataren e zakonshme për këtë periudhë të vitit.

Ndërkaq, nga dita e shtunë sinoptikët paralajmërojnë ndryshim të kushteve atmosferike, me rënie të temperaturave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu