Incident gjatë vizitës në Peru/ Papa Leo XIV godet kokën në makinë pas një frenimi të papritur, shmanget përplasja me motoçikletën (VIDEO)

Vizita e Papa Leos në Peru është shoqëruar me dy incidente. Pas një episodi ku u godit pranë syrit nga një rruzare e hedhur nga një besimtar, Papa ka përjetuar një tjetër incident, këtë herë brenda makinës me të cilën po udhëtonte.

Gjatë lëvizjes me autokolonë, shoferi i makinës që transportonte Papën frenoi papritur për të shmangur përplasjen me një motoçikletë. Si pasojë e frenimit të fortë, Papa Leo goditi kokën në mbështetësen e kokës së sediljes së përparme.

Në pamjet filmike, që tregojnë momentin e incidentit në qytetin e Callao-s, dëgjohen besimtarët e mbledhur për të parë udhëheqësin e Kishës Katolike Romake duke bërtitur, teksa ai godet kokën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu