Te Tottenham, Mourinho regjistron statistikat më të dobëta (FOTO)

Jose Mourinho po përjeton rezultatet më të dobëta në karrierë. Trajneri portugez, ka dështuar me Tottenhamin pasi ka pësuar 3 humbje dhe dy barazime në 5 ndeshjet e tij të fundit.

Me Mourinhon, Tottenhami është eliminuar nga kupa në FA, ndodhet në pozicionin e 8 në Premier League, 7 pikë nga vendi i katërt dhe në prag të eliminimit në Champions League.

“Nuk shqetësohem për rezultatin 0-1 nga ndeshja e parë, por për lojtarët që do na mungojnë. Jemi në telashe të mëdha”, ka thënë Mourinho para ndeshjes ndaj Leipzigut.

Mourinho ka regjistruar përqindjen më të keqe që ai ka pasur në një klub si trajner. Portugezi ka fituar vetëm 44% të ndeshjeve nga 25 përballjet e para si trajner.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu