Sipas informacioneve që po qarkullojnë në media mësohet se janë mbyllur edhe dy klinika tjera shkaku i koronavirusit, përcjell in7.
Kështu sipas këtyre burimeve edhe Klinikat interne të Gastrologjisë dhe Hematologjisë janë zbrazur nga mjekët dhe pacientët.
Aty kanë mbetur vetëm stafi për gjendje emergjente, njoftojnë këto burime nga shëndetësia në RMV.
Këto masa u morën në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Këta dy klinika, së bashku me atë të Dermatologjisë që u mbyll dje, janë tre klinikat që për momentin janë të mbyllura.
Detaje do të jepen pas pak nga Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.