Posta shqiptare ka bërë me dije se do t’i dërgojë pensionet në banesat e qytetarëve pa asnjë kosto shtesë.
Përmes një njoftimi të shkurtër, posta u ka kërkuar qytetarëve që të mos vijnë nëpër sportele, pasi ato do të qëndrojnë të mbyllyra për shkak të virusit covid-19.
Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se:
1. Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
2. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.
3. Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe Nr.ID ose fotokopje të kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.
4. Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve. Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes së pensioneve në shtëpi, mos hezitoni të na kontaktoni. Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush!