Momente fitoreje: 10 persona me koronavirus shërohen dhe dalin nga spitali me këmbët e tyre

Ditën e sotme një lajm i mrekullueshëm erdhi nga Infektivi. Dhjetë pacientë u shëruan nga koronavirusi dhe janë dërguar për në shtëpitë e tyre ku sërish për një periudhë 14 ditore do të qëndrojnë izoluar.

“Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim. Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social”- apelon ministrja Manastirliu.

Postimi i Manastirliut

“Lajm i mirë🙏🏼
10 qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme. Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore.

Faleminderit mjekëve për shërbimin. Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim.
Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social.

Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë.
Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim.
#BashkëJaDalim”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu