Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka kthyer edhe një letër presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilës e akuzuar se po dëshiron të përdor standarde të dyfishta.
Kurti i ka treguar Thaçit se ai nuk po heziton të përgjigjet e as nuk po refuzon kërkesën e tij, porse është në pritje të përgjigjes nga ai për letrën e fundit të dërguar.
Kryeministri në detyrë po thotë se Thaçi po dëshiron së bashku me partitë tjera të përdorin standarde të dyfishta
Mirëpo ajo që nuk e kam të qartë është standardi i dyfishte që ju dhe partitë politike po tentoni ta impononi në rrugë jokushtetuese, pas këtij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e mëhershme. Ndoshta do të mund të na sqaroni këtë?”, thuhet ndër të tjerat në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit, transmeton Gazeta Metro.
Kurti ka thënë se do të jetë në pritje të këtyre sqarimeve nga presidenti Thaçi dhe e ka ftuar që të bëhen bashkë në luftën kundër koronavirusit.