“E ëmbla Shqipëri” në këtë krizë: Nis procesi i riatdhesimeve, prurja e parë nga Turqia

Ka startuar procesi i riatdhesimit për të gjithë ata shqiptarë të cilët, te gjendur për arsye të ndryshme jashtë Shqipërisë, kanë zgjedhur të kthehen në kushtet e krizës pandemike.

Avioni i parë i Air Albania-s ka fluturuar nga Stambolli në Tiranë, me ata të cilët para se të shkojnë drejt familjeve të tyre, janë të detyruar të qëndrojnë në “regjim hotelier”, sinjë karantimin i detyrueshëm 14-ditor, përcaktuar si kriter riadhesimi.

Një i kthyer, student në Turqi, tha se “procedurat ishin pak të vështira por më ndihmuan nga Shqipëria”. “Isha në shkollë u bë një muaj e ca në karantinë dhe doja të kthesa. Për biletën pagova 100 euro ndërsa cvdo ditë veç 7 euro”.

“Falenderoj qeverinë që na ktheu”, tha një grua e kthyer.

Kryeministri Rama ka bërë me dije se “paketa do të jetë 100 € për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21 € në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14 € do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standardet anticovid 19, ndërsa vetëm 7 € do të paguhen nga personi për ushqimin”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu