Papa Françesku: Bota po goditet nga një virus tjetër më i rrezikshëm se COVID-19

Gjatë Meshës në Mëshirën Hyjnore të Dielën në një kishë pothuajse të brazët, Papa Françesku u shpreh se pandemia e koronaviusit është një mundësi për të praktikuar mëshirë ndaj të varfërve dhe atyre që vuajnë.

Ndërkohë që bota ngadalë po rimëkëmbet nga pandemia COVID-19, ekziston një virus tjetër më i keq, ai i indiferencizmit. Ky virus i rrezikshëm është “përhapur nga mendimi se jeta është më e mirë nëse është e mirë vetëm për mua, duke hedhur poshtë të varfërit.“, theksoi Papa Françesku.

Ai tha se “përkundrazi, pandemia e tanishme duhet t’i detyrojë njerëzit të përgatiten për një “të ardhme kolektive”, e cila e sheh tërë familjen njerëzore si një dhe mban të gjitha dhuratat e tokës të përbashkëta, në mënyrë që të ndahen drejtë me ata në nevojë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu