Flasin nga LDK: Kabllot e interneti dhe kamerave janë këputur, nuk e dimë ende si ndodhi

Kabllot e internetit dhe të kamerave janë këputur në zyrat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë thënë zyrtarë brenda këtij subjekti.

Një zyrtarë i lartë i LDK’së, në kushte anonimiteti është prononcuar për Gazetën Metro, ku ka folur rreth dëmtimit të kabllove të internetit dhe kamerave që gjenden përreth selisë qendrore të këtij subjekti politik.

“Janë prerë kabllot e internetit dhe të kamerave, por ende nuk e jemi në dijeni se në çfarë rrethana ka ndodhur kjo, dhe ende nuk mund të themi nëse ka qenë një sulm, po presim që organet e sigurisë të thonë fjalën e tyre”, ka thënë një zyrtar i lartë.

“Zyrat nuk janë thyer, kabllot që kanë qenë mbi dhe përreth zyrave janë prerë tërësisht”, është thënë tutje.

Ndërkaq i njëjti zyrtar ka konfirmuar se organet e sigurisë janë duke u marrë me rastin dhe se për detaje më të hollësishme do të informojnë më vonë.

Ndryshe, sot më herët është raportuar se persona të pa identifikuar kanë sulmuar zyrat qendrore të LDK-së.

Vlen të theksohet se ditëve të fundit, Lëvizje Vetëvendosje, ka ashpërsuar tonet dhe akuzat në drejtim të LDK-së, Jo më larg se mbrëmë, lideri i VV-së Albin Kurti në një paraqitje publike ofendoi rëndë kryetarin e LDK-së, duke thënë se ai e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të.

Ditë me parë edhe militantë të VV’së kanë përdorë gjuhë linçuese ndaj zyrtarëve të LDK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu