Në Maqedoni që sot fillon mjekimi i të infektuarve nga koronavirusi me plazmë gjaku

Në Maqedoninë e Veriut prej sot fillon trajtimi mjekësor i të infektuarëve nga koronavirusi me plazmë gjaku, por në spitalin “8 Shtatori” do të fillojë mjekimi edhe me ozonoterapi. Kjo u bë e ditur dy ditë më parë nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Për herë të parë plazma do të merret nga një pacient i cili është konfirmuar se gjendet në fazë në të cilën ka antitrupa që mund t’i jepen pacientit dhe ozonoterapinë me pajisjen që kemi do të fillojë në spitalin ‘8 Shtatori’. Ka indikacione përkatëse, nuk është e mundur të aplikohet te secili”, tha Filipçe.

Ministri theksoi se terapia e saktë për trajtimin e pacientëve me këtë virus në të gjithë botën do të konfirmohet në vijim dhe se ne si vend jemi pjesë e studimit me disa vende të botës.

Edhe mjekët në të gjithë SHBA tani mund të trajtojnë amerikanët më të sëmurë me plazmë nga pacientët e rikuperuar. Plazma e gjakut nga pacientët e rikuperuar COVID-19 është e pasur me antitrupa sistemi i tyre imunitar është zhvilluar për të luftuar infeksionin.

Ku trajtimi mund të jetë shpresa më e mirë për pacientët me sëmundje të rëndë COVID-19 ndërsa shkencëtarët punojnë për të zhvilluar trajtime të reja, specifike për sëmundjen dhe për të testuar ilaçe eksperimentale si klorokuin dhe remdesivir.

‘Duke pasur parasysh urgjencën e shëndetit publik që ka shkaktuar shpërthimi COVID-19 dhe ndërkohë që provat klinike janë duke u zhvilluar, FDA aporovon përdorimin e plazmës së njerëzve të rikueruar nga koronavirusi tek pacientët e infektuar të cilët ndodhen në rrezik për jetën”, tha agjensia në një deklaratë, megjithëse secialistët pranuan se nuk funksionon për çdo sëmundje.

Ky trajtim u përdor për të luftuar kundër Fruthit, SARS dhe Ebolës dhe tani me shpresën se do funksionojë edhe për COVID-19.

Mjekët në Kinë përdorën këtë trajtim që në fillim të shpërthimit. Ky trajtim quhet ‘serum konvalensent’, sot, i njohur si plazma e dhuruar-nga të mbijetuarit e virusit të ri. Nuk ka asnjë garanci se do të funksionojë.

“Ne nuk e dimë si do shkojë, por dëshmitë historike janë inkurajuese,” i tha Dr. Arturo Casadevall nga shkolla e shëndetit publik të Universitetit Johns Hopkins për Associated Press.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu