Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ja rastet e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se sot janë regjistruar 20 raste të reja me KOVID-19, 1 pacient ka ndërruar jetë, ndërkaq 24 të tjerë janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 1.941, shëruarve 1.411, të vdekurve 113, ndërkaq për momentin kemi 417 raste aktive, njofton InfoShqip.com

Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një 63-vjeçar nga Shkupi, i cili është pranuar në spital më 6 maj si rast i dyshuar me COVID, i njëjti ka dalë pozitiv në virusin korona një ditë më vonë.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit: Shkup – 4, Kumanovë – 3, Prilep – 5, Tetovë – 6, Veles – 4, Manastir – 2.

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit: Shkup – 16, Kumanovë – 2, Prilep – 2.

Në 24 orët e fundit janë bërë 744 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 24.762 teste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu