E kuptueshme nga Grenell: Mezi pres qeverinë e re

I dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka patur të lexuar gëzimin nga vendimi i Kushtetueses së Kosovës, e cila i dha të drejtë presidentit Thaçi për mandatimin e Abdullah Hotit si kryeministër të ri, gjë që do të thotë se Albin Kurti s’mund të vijojë më të drejtojë qeverinë.

Grenell, për objektivat e të cilit, më saktë të SHBA, Kurti ishte një pengesë, tha se mezi pret që të punojë me qeverinë e re.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende pune në rajon”, thuhet në një reagim të tij.

Që nga emërimi në pozitën e të dërguarit special të SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Grenell ka qenë kritik nga qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, nga e cila kërkonte me ngulm heqjen e tarifës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja, e gjithashtu heqjen e kushtit të reprocitetit, diktuar nga Kurti.

Kërkesave të Grenelli iu përgjigjej vetëm LDK-ja, e cila tashmë që do ketë në dorë qeverisjen, pritet të zbatojë çdo direktivë amerikane, për të cilat Kurti kishte rezerva.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu