Fluturon numri i rasteve në Maqedoninë e Veriut, 62 raste të reja 24 orët e fundit

Po vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja me koronavirus. Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 62 raste të reja, përcjell InfoShqip.com

Këto raste të reja janë nga 771 teste të kryera.

Sipas të dhënave zyrtare, dy pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa 17 janë shëruar. Dy pacientët që ndrruan jetë nga Struga dhe Gostivari, mëson InfoShqip.com

Sipas qyteteve, Shkupi prinë me 24 raste, 14 raste në Shtip, 12 raste në Tetovë, 4 në Strugë, 3 në Gostivar, 2 në Kumanovë dhe nga një rast në Koçan, Vallandovë dhe Veles.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu