Gjatë 24 orëve të fundit prej 1296 testimeve të realizuara, 147 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 64 raste, Kumanovë-8, Shtip-6, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-5, Manastir-4, Ohër-5, Gostivar-9, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçani -1, Probishtip-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-7, Kërçovë-4, Resnje-4.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 111 pacientë të rikuperuar. Sipas qyteteve, pacientët e shëruar janë nga: Shkupi-56, Shtipi-7, Tetova-36, Velesi-2, Manastiri-3, Gostivari-1, Gjevgjelia-2, Strumica-1, Shën Nikolla-1, Resnja-2.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Tre viktima janë nga Shkupi, dhe nga një viktimë kanë Kumanova, Shtipi dhe Berova. Viktimat janë mes moshës 36 dhe 78 vjeçe.