Rekord i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, i lartë edhe numri i viktimave

Tetë të vdekur, 241 të infektuar dhe 51 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covi-19 në vendin tonë. Brenda 24 orëve janë realizuar 1700 testime.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 9026 persona me koronavirus, prej të cilëve 4727 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 414 pacientë.

Për momentin në vendin tonë ka 3885 raste aktive me Covid-19.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu