11 subjekte politike, prej të cilave 5 kualicione në garë zgjedhore

11 subjekte politike prej të cilave 5 kualicione do ti masin forcat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për shkak të një sërë parregullsishët listat e PSDM u larguan nga gara parti kjo e udhëhequr nga Branko Janevski dhe Lëvizja Popullore e Janko Baçev, shkruan FLAKA.info

Qytetarët më 11 dhjetor do të zgjedhin mes kadidatëve të kualicionit “Për Maqedoni më të mirë”, kualicionin opozitarë të udhëhequr nga LSDM-ja, Kualicionin për ndryshime dhe drëjtësi, “VMRO për Maqedoninë” dhe Kualicionin “Alenca për Shqiptarët”, që e përbëjnë LR-PDSH, UNITETI dhe RDK. Gjashtë parti politike do të garojnë të vetme, dy partitë më të mëdha të shqiptarëve, BDI dhe PDSH, E Majta, Partia Liberale, PPD dhe BESA.

Në NJZ1 do të ballafaqohen Poposki, Pendarovski, Trajanov, Donçev, Veliçkovski, Kekenovski, Balkoski, Buzliev, Stojanov, Halimi, Ibrahimi, Gashev.

Në NJZ3: Dimovski, Nikollovski, Stojmenovska, Angellov, Markovski, Marija Xhons, Durmishi, Rushiti.

Gara më interesante për palën maqdonase do të jetë te katërshja në të cilën duhet të ballafaqohen liderët e VMRO-DPMNE dhe LSDM, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev. Në të njëjtën njësi do të tentojnë të fitojnë vota edhe Lupço Georgievski dhe Sllobodan Bogoevski. Bartës i listës së Partisë Liberale është Danica Jovanova, kurse te E Majta Mitko Nikollov. Nga partitë shqiptare listë të veten ka vetëm BDI në këtë njësi zgjedhore të cilën do ta udhëhe Artin Spahiu.

Në NJZ5 do të takohen Milloshoski, Sheqerinska, Deboll, Boshkoski, Mickovski, Savevski, Shakari, Useini dhe Labënishta.

Gjashta do të jetë më interesante për shqiptarët, pasi në të do garojnë thuajse të gjithë liderët e partive politike shqiptare. Ahmeti, Thaçi, Kasami, Sela, pastaj te pala maqedonase në këtë njësi janë bartës Shilegov, Gjorçev dhe Majstorski.

Për NJZ7 lista të tyre dorëzuan tre kualicione dhe një parti politike. Bartës i kësaj liste udhëhequr nga VMRO-DPMNE është Ramazan Miftaroski, i LSDM-së Bllazhe Stojanov, BDI Xhevdet Saliu dhe Kualicioni “VMRO për Maqedoninë” Stojadin Naumovski.

Në këto zgjedhje në diasporë të drejtë vote kanë 20.629 qytetarë të cilët të drejtën e votës do të mund ta shprehin në 41 përfaqësi konsullore-diplomatike. FLAKA.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu