Ja emrat e ministrit dhe zv/ministrave nga Lëvizja BESA

Lëvizja BESA si pjesë e koalicionit “Mundemi” është pjesë e koalicionit qeveritar dhe se ajo në Qeverinë e re të koalicionit të udhëhequr nga Zoran Zaev do të ketë një post ministri, dy poste zëvendësministrash si dhe një post të sekretarit shtetëror.

Sot edhe zyrtarisht pritet që të publikohen emrat e të nominuarëve nga kjo parti për këto poste ministrore. Jozyrtarisht mësohet se sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha do të jetë ministër i Bujqësisë.

Ndërsa në postet e zv/ministrave siç mëson INA janë konfirmuar Sadat Sulejmani si zv/ministër i Kulturës dhe Arafat Shabani për zv/ministër të Arsimit.

Kjo parti do të ketë sekretarin shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, ku ndër emrat e përzgjedhur është kuadër nga Kumanova dhe se spekulohen disa emra.

Në kuadër të Qeverisë së re, kësaj partie pritet ti takojnë edhe rreth 30 drejtori dhe agjenci shtetërore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu