Bashkimi Demokratik kokëulur, pas kryeministrit humb edhe MPB-në, ministrinë e financave e ndan bashkë me LSDM-në?!

Edhe pse ishte paralajmëruar se do t’i takojë Bashkimi Demokratik, në postin e Ministrit të punëve të brendshme kthehet sërish nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski. Mediumet e afërta me Bashkimin Demokratik postin e “kryepolicit” e paralajmëronin si kompensim adekuat për heqjen dorë nga kërkesa për kryeministrin shqiptar, mirëpo edhe në këtë resor Bashkimi Demokratik ka lëshuar pe.

Sipas PlusInfo, Venko Filipçe mbetet ministër i shëndetësisë, ministër ri i mbrojtjes do të jetë Lupço Nikollovski, për arsim spas gjitha gjasave Radmilla Sheqerinska, Milla Carovska kthehet në punë dhe politikë sociale, kurse edhe ministria e drejtësisë i mbetet LSDM-së.
Ministri i deritanishëm i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili nuk është kuadër i LSDM-së, do të jetë zëvendës kryeministër për eurointegrime.

Bashkimi Demokratik fiton resorin e financave, mirëpo burime partiake thonë se në këtë resor do të ndahen kompetencat me LSDM-në, respektivisht me ndonjë zëvendës kryeministër, ose këshilltar të kryeministrit për financa, siç ka ndodhur më herët me ministrinë e ekonomisë. Bashkimi Demokratik mer edhe MPJ-në, ekonominë, ekologjinë, ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës, si dhe zëvendës kryeministrin për sistem politik.

Si ministër i ri për financa përmendet Fatmir Besimi, ish ministër i mbrojtjes dhe ekonomisë. Talat Xhaferi mbetet kryetar i Parlamentit, kurse për herë të parë vendoset posti i zëvendës kryeministrit të parë, që do të jetë nga radhët e Bashkimit Demokratik. Paralajmërohet se detyrë e tij kryesore mund të jetë nënshkrimi i licencave për kazinot, siç nënshkroi Bujar Osmani licencat për kazinot e Mijallkovit.

Ministrinë e bujqësisë do ta marë Besa, kurse si ministër i ri përmendet Arjanit Hoxha. Besa pritet të ketë edhe dy zëvendës ministra- në kulturë, Sedat Sulejmani dhe në arsim, Arafat Shabani.

Pritet që marrëveshja për koalicion sot ta marë bekimin edhe nga organet qendrore të LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu