Deputetët e ASH-AA-së pritet të votojnë kundër Talat Xhaferit për Kryetar Kuvendi

Sot pritet të mblidhet parlamenti për votimin e kryeparlamentarit të kuvendit që do e udhëheq edhe për 4 vite të tjera, Talat Xhaferi i propozuar nga Bashkimi Demokratik.

Deputetët e koalicionit ASH-AAA Skender Rexhepi dhe Syrija Rashidi, para hyrjes në Kuvend, për votimin e kryeparlamentarit, thonë se nuk do të lejojnë të shkelet vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e fundit, duke aluduar se nuk do ta mbështesin kandidatin e propozuar për kryeparlamentar, Talat Xhaferi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu