Kërkohet dorëheqja e kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoskit

Këshilli iniciues për ndryshime në VMRO-DPMNE, sot mbajti një pres-konferencë para selisë së partisë, duke kërkuar dorëheqjen e Hristijan Mickoskit dhe thirrjen e një kongresi të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një kryetar të ri.

Ata thonë se Mickoski duhet të përmbushë premtimin e tij, dhe të japë dorëheqje për shkak se i humbi zgjedhjet.

“Për formimin e kësaj qeverie tani, është faji i atij që mund, duhet të kishte ofruar politika serioze që do të bashkojnë dhe tërheqin të gjithë qytetarët. Është faji i tij që nuk i shfrytëzoi kapacitetet e partisë. Është faji i tij që ai nuk arriti të ndërtojë dhe të marrë një qëndrim për të gjithë. Kur një ekip humbet, publiku ose lojtarët, ose kujdestari, nuk mund të fajësohet. Udhëheqësi i tyre është fajtor. Në këtë rast, Mickoski është fajtor për humbjen e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski humbi zgjedhjet presidenciale, humbi zgjedhjet lokale në Ohër dhe Novo Sello. Humbi edhe zgjedhjet presidenciale.

E vërteta është se Mickoski është fajtori. Maqedonia ka nevojë të madhe për VMRO-DPMNE-në, ndërsa VMRO-DPMNE-ja ka nevojë për një udhëheqësi të re dhe serioze.

Në parti nuk ka nevojë për një lider që do të thotë një gjë sot dhe e kundërta nesër.

Ai tha se do të jepte dorëheqje nëse i humb zgjedhjet. Zgjedhjet i humbi, nuk formoi qeveri. Prandaj ne nga Këshilli Iniciues për ndryshime në VMRO-DPMNE i bëjmë thirrje Mickoskit që të japë dorëheqje dhe të ndërmarrë hapa për të caktuar një kongres të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një kryetar të ri”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu