Zgjedhjet parlamentare sot në Mal të Zi, shqiptarët garojnë me dy koalicione

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Këto votime do të mbahen në një kohë të shoqëruar nga shumë ngjarje, si ‘përplasjet’ për ligjin e fesë apo dhe për shkak të pandemisë së COVID-19.

Gara më e fortë zhvillohet midis dy kampeve politike, Partisë Social Demokrate të presidentit Milo Gjukanoviç dhe partisë pro-serbe Fronti Demokratik. Kjo e fundit mbështet lidhje me të forta me Serbinë dhe Rusinë.

Pjesë e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione, ndërsa partia e Gjukanoviç kërkon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet.

Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI, ndërkohë që shqiptarët synojnë dy mandate. Kujtojmë se politika shqiptare iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi që votojnë masivisht dhe të mbështesin partitë shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu