14,7 për qind kanë votuar deri në ora nëntë. Kjo i bie dyfish më shumë se në zgjedhjet e kaluara të 2016-ës. Zgjedhjet në Mal të Zi po zhvilohen sot pa ndonjë incident. Pjesëmarrja deri në ora 9:00, është dyfishtë më e madhe se zgjedhjet e vitit 2016.
Deri tash Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Podgoricë raporton se dalja e votuesve, apo pjesëmarrja në zgjedhje është 14,7%.
Sondazhet atje kanë parashikuar se partia e njeriut më të fuqishëm në Mal të Zi, Milo Djukanovic është pak pikë në avantazh nga partitë opozitare.
Sido që të jetë pritjet raportohet për një rezultat të ngushtë në mes partive në pushtet dhe opozitës.