Fatmir Sheholli është një ish-pjestar i shërbimit inteligjent kosovar në kohën sa vendi ishte në një situatë delikate.
Sipas Shehollit, ky liqen edhe pse po pretendon Serbia të merr hise në të, ka edhe diçka në territorin e një shteti tjetër fqinj të Kosovës, e qe ende në debatin publik nuk janë shfaqur apetite për të marrë hise.
“Janë 9 km e 200 metra në territorin e Kosovës, 2 km e 700 metra janë në territorin e Serbisë, po ai bishti burimit të sajë është në Mal të Zi, është një hapësirë e shkurtër por burimin e ka aty. Nuk guxojmë që të flasim për pronësi. Ajo është në territorin e tyre nuk mundem me deportu burimin e ka prej Malit të Zi, po nuk e di kjo është çështje që duhet ta diskutojnë delegacionet e Kosovës, me departamentin e energjisë. Nuk duhet me përfaqësu niveli politik po nëse ka gjallë në këtë periudhë po flasim, duhet mi marr ata ekspertë, apo kemi Luan Shllakun i cili mirret me këto çështje, po analizojmë konceptin poltik”, ka thënë Sheholli.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar me 4 shtator një marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, në kuadër të së cilës, bashkë me ekspertët amerikanë, parashihet hartimi i një studimi të fizibilitetit me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.