Dyshohet se xhandarmëria serbe sërish u fut brenda territorit të Kosovës (FOTO)

Dyshohet se të premten (25.09.2020) pasdite, pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë futur sërish brenda territorit të Kosovës.

Sipas faqes “Svirca” në Facebook, kësaj radhe ata janë xhiruar dhe fotografuar derisa ishin rreth 500 metra nga kufiri në Svircë – Kapi.

Kujtojmë se ka qenë data 7 gusht 2020, kur xhandarmëria serbe është parë duke kaluar nëpër Karaçevë të fshatit Kamenicë.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime tek banorët e kësaj ane.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu