Kërçovarët protestuan kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Një grup qytetarësh nga Kërçova dje zhvilluan në protestë me makina kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Qytetarët protestuan duke lëvizur në kolonë me makinat e tyre në aksin rrugor Shkup – Ohër në pjesën që kalon përmes Kërçovës.

Protesta ka zgjatur për gjysmë ore dhe se qytetarët kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi qeveritar për shtrenjtimin e energjisë për 7 për qind, ndërsa çmimi i energjisë të ulet për 20%, të hiqet monopoli i shërbimeve nga EVN, të shpërndahet Komisioni Rregullator për Energjetikë, zvogëlim të TVSH si dhe kushte tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu