243 raste të reja, 100 të shëruar dhe 4 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut po vijon rritja e numrit të të prekurve nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 243 raste të reja, 4 të vdekur dhe 100 persona të shëruar. Këto të dhëna janë nga 1831 teste të bëra.

Sa i përket qyteteve, 98 pacientë të infektuar janë në Shkup, 21 në Strumicë, 12 në Prilep dhe Shën Nikollë, 11 në Kumanovë dhe Koçan, nga nëntë në Strugë, Radovish dhe Berovë, 7 në Shtip, nga 5 në Manastir, Ohër, Gostivar dhe Gjevgjeli, nga 4 në Kavadar dhe Vallandovë, 3 në Veles, nga dy në Tetovë, Kriva Pallankë, Vinicë, Dellçevë dhe Negotinë, dhe nga një në Probishtip, Demir Hisar dhe Kërçovë.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 100 pacientë të shëruar nga: Shkupi-39, Kumanovë-4, Stip-2, Prilep-3, Tetovë-3, Strugë-4, Veles-7, Manastir-3, Ohër-3, Kavadar-2 , Gostivar-6, Gjevgjeli-2, Strumicë-10, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Berovë-1, Dellçevë-1, Kërçovë-2, Resnjë-5.

Katër persona vdiqën, edhe atë një pacient 65-vjeçar nga Prilepi, një 82-vjeçar nga Manastiri, dhe dy në moshën 72 dhe 80 vjeç nga Kumanova. Tre pacientë vdiqën në spital, një jashtë spitalit.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 18 602, numri i pacientëve të shëruar është 15 264, numri I pacientëve të vdekur është 753, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2 585.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu