“Për Goce Dellçevin, për gjuhën maqedonase nuk ka negociata, kjo është punë e kryer, kjo është e drejtë e fituar”. Kështu deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai shton se Goce Dellçev është pjesë e himnit nacional maqedonas, që është pjesë e identitetit tonë nacional dhe në bazë të kësaj figure është krijuar shteti.
Ai shkon edhe më tej ku thotë se edhe pse bëhet fjalë për bisedime për antarësim në BE dhe që mund të bllokohet procesi, nuk duhet pranuar që të negociohot për figurën e Goce Dellçevit dhe për gjuhën maqedonase.
“A ka nënçmim më të madh për negociata dhe të thoni se paraardhësit tanë-gjyshja ime, gjyshi im, stërgjyshja ime dhe stërgjyshi im të cilët kanë vdekur duke luftuar për Maqedoninë, të cilët kanë folur në gjuhën maqedonase, të gjithë këtë ta shkatërrojmë dhe ta fshijmë, sepse tani një politikan i paaftë e ka vendosur këtë në tavolinë, për negociata”, tha Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.
I pyetur se pas dy muaj e gjysëm pas zgjedhjeve, a kanë bërë analiza se ku i ka humbur partia e tyre votat, ai u përgjigj se fillimisht përshkak të shtypjeve, kërcënimeve dhe shantazheve, ndërsa rreth 65% e popullsisë sipas tij, nuk kanë dalë për të votuar sepse kanë pasur frikë nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi. /InfoShqip.com