Hasani: Kolonat e gjata nëpër vendkalimet kufitare paraqesin shqetësim dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë të përmbajtur dhe kufirin ta kalojnë vetëm për nevoja të domosdoshme.

Postimi i plot i zv/ministrit të Shëndetësisë, Ilir Hasani në Facebook. “Lëvizja e lirë pa PCR është moment shume i rëndësishëm për ne qytetarët e RMV dhe Republikës së Kosovës.

Pamjet me kolonat e gjata që sot u paraqitën nëpër vendkalimet kufitare, paraqesin shqetësim dhe rrezik për shendetin e qytetarëve ne të dyja anët e kufirit.
Apeloj dhe ju lus, që të jeni të permbajtur dhe të kaloni kufirin vetëm për nevoja tuaja të domosdoshme, e sidomos në ditët e ardhëshme.

Lëvizja e lirë e qytetarëve është shumë e rëndësishme, por jo më e rëndësishme se shëndeti jonë”.

Sot gjatë gjithë ditës në vendkalimin kufitar në Bllacë ka pasur kolona të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu