80 raste të reja, 97 pacientë të shëruar dhe tre të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 680 testime ndërsa janë regjistruar 80 raste të reja me koronavirus. Instituti për Shëndet Publik njofton se 97 pacientë e kanë fituar betejën kundër koronavirusit.

Në kushte spitalore, raporton SHENJA, jetën e kanë humbur tre persona.

Një pacient nga Shkupi (48), Struga (78) dhe Strumica (68).

Numri i pacientëve të diagonstifikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 2 1193, numri i pacientëve të shëruar është 16 397, i të vdekurve 800, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 3 996.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu