Kandic: Vucici t’u kërkojë falje publike familjarëve të viktimave nga Kosova

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare (FHD), Natasha Kandic ka thënë se Presidenti i Srbisë Aleksandar Vucic duhet t’u kërkojë falje publike familjarëve të vikt imave nga Kosova.

Kandic thotë se Vucic duhet të kërkojë falje publikisht e jo në dhoma të mbyllura.

“Pranimi publik i fajit nuk mund të bëhet në takim të mbyllur. Pranimi publik i fajit nënkupton që duhet t’iu drejtohesh familjarëve të viktimave. Kërkon falje publike dhe merr përgjegjësinë dhe kjo nuk bëhet në takim të mbyllur që më pas dikush nga pjesëmarrësit thotë se presidenti ka kërkuar falje”, ka thënë ajo.

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare (FHD) ka thënë se duhet të sqarohen rrethanat e zhdukjes së personave për të mundësuar gjetjen e trupave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu