Largimi i Vjosa Osmanit? Hoti: Partia e ka privilegjuar, një ditë do kthehet, derën e ka hapur

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ballkan” në Abc News u shpreh se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e ka derën e hapur për t’u rikthyer në LDK. Ai tha se partia, e ka privilegjuar Osmanin.

“Ajo ka zgjedhur një rrugë tjetër. Mendoj që edhe atë edhe mua, disa prej figurave më të reja në parti, partia na ka privilegjuar, unë kam qenë kandidat për kryeministër në 2017, të njëjtën gjë, partia e ka nderuar, i ka dhënë mbështetjen Vjosës vitin e kaluar.

Tani ajo bëri një zgjedhje tjetër, unë besoj se pas një kohe ajo do të kthehet në LDK.

Lexo edhe: Hoti: Deklaratat e Daçiç dhe Vulin tregojnë mentalitetin e vjetër

Dera është komplet e hapur, njerëzit vijnë dhe shkojnë, plot figura janë kthyer në LDK” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu