Zbulimi i 405 miliardë metra kub gaz në Detin e Zi u bë publik nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke theksuar se ai është burimi më të madh i gazit natyror që Turqia ka identifikuar në historinë e saj në Detin e Zi.
Ndërsa ka vizituar platformën e shpimit, Erdogan u tha punëtorëve:
“Ne i kemi dhënë kombit tonë lajmin e mirë që ka pritur për vite me radhë, si rezultat i punës suaj të zellshme dhe të suksesshme.”
Në gusht, Rexhep Tajip Erdogan tha se pajisja e shpimit Fatih kishte identifikuar rreth 320 miliardë metra kub gaz, më e madhja në historinë turke.
Disa muaj më parë, Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez tregoi se autoritetet turke mund të kërkojnë një tender ndërkombëtar për të ndërtuar një tubacion gazi për të transportuar gaz në bregdet.