“Thika pas shpine”, realitet: Avioni i parë emiratas me pasagjerë u ul në Izrael (VIDEO)

Aeroplani i parë për pasagjerë i kompanisë së Emirateve – Etihad, u ul këtë mëngjes në aeroportin ndërkombëtar izraelit “Ben Gurion” pranë Tel Aviv-it, i cili forcon më tej normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Boeing 787 Dreamlinr fluturoi për në Abu Dhabi më vonë me një delegacion izraelit dhe me turistë, siç raportohet.

Etihad ka njoftuar se planifikon fluturime të rregullta të aeroplanëve të pasagjerëve midis dy vendeve në të ardhmen dhe po hap një faqe në internet në hebraisht.

Kompania më parë dërgoi një aeroplan mallrash të pashënuar në Tel Aviv për të ndihmuar palestinezët të luftojnë koronavirusin, raporton Evropa e Lirë.

Në gusht, një aeroplan i kompanisë izraelite El Al me Yllin e Davidit në avionin e tij, fluturoi nga Izraeli në Abu Dhabi me delegacionet amerikane dhe izraelite që ishin në të.

Ky ishte fluturimi i parë komercial i pasagjerëve midis dy vendeve.

Siç dihet tashmë, lidhja e marrëdhënieve diplomatike të Emirateve me Izraelin, është konsideruar nga palestinezët, si dhe nga pjesa më e madhe e botës islame, si një “thikë pas shpine” për kauzën palestineze.

Pas Emirateve, këtë gjë bëri dhe Barheini, ndërkohë që është paralajmëruar se mund ta bëjë dhe Saudia. Ndërsa Katari e refuzoi ofertën amerikane për pajtim me Izraelin.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu