Kryemadhi: Për aq sa e njoh, Meta nuk e shkel ligjin as për fëmijët e tij

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një konferencë për shtyp zhvilluar ditën e sotme, u pyet në lidhje me e dhënien e nënshtetësive shqiptare nga presidenti Meta. Ajo tha se për këtë çështje duhet të pyetet presidenca, megjithatë shtoi se Meta nuk e shkel ligjin as për fëmijët e tij dhe se kjo sipas saj është një taktikë, që këtë kompetencë ta marrë Ministria e Jashtme.

“Pyesni presidencën, por me aq sa kam lexuar mes individëve dhe mediave, çdo person që është firmosur ka ardhur me rekomandim nga ministritë përkatëse, për aq sa e njoh Ilir Metën, as për fëmijën e vet nuk e shkel ligjin, jam i bindur që për procesin e pasaportave, është një taktikë mediative që këtë kompetencë ta marrë Ministria e Brendshme për t’iu dhënë kriminelëve që Anti Mafia Italiane kanë denoncuar dhe janë pjesë të raporteve jo vetëm të DASH”, tha Kryemadhi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu