Zëvendësshefi i delegacionit të BE-së: Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e veriut është proces shumë i rëndësishëm

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është proces shumë i rëndësishëm për vendin, prandaj të gjitha palët duhet që ta mbështesin.

Këtë porosi e ka thënë zëvendësshefi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Xhulijan Vasalo, i cili thekson se sepse ky është një operacion statistikor, që ndihmon në planifikimin dhe menaxhimin e shtetit, në mënyrë logjike.

Sipas tij, qytetarët janë ata që duhet të bëjnë presion për realizimin e reformave të kërkuara nga BE-ja.

“Në metodologjinë e re theksohet klasteri fundamental për gjyqësorin, ndërsa klateri i parë që do të jetë i hapur i fundit, do të jetë i mbyllur dhe pikërisht për këtë implementimi i reformave nga ky klaster do të japë një pasim për vazhdimin e procesit. Standardet i cakton Këshilli, por nëse e shohim Raportin për vendin, shumë qartë shihet se ku është vendosur theksi”, deklaroi Vasalo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu