Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se nesër në Qeveri do të parashtrohet propozimi për mbylljen e kafeneve dhe hoteleve në orën 21:00, raporton TV21.
Ky propozim është diskutuar edhe në Shtabin e Krizës nga ku është pranuar.
Kjo masë vjen për shkak të rritjes së numri të rasteve me COVID-19. Ditëve të fundit Maqedonia e Veriut shënoi rekord me mbi 1.000 raste në ditë, kurse rastet pritet të rriten ditëve në vijim.
Masa që kafenetë të punojnë deri në orën 21:00 vjen pas masave të miratuara për mbajtjen e maskës në hapësira të hapura dhe vetëm 4 persona të mos të jenë prezent në tavolinë në kafene.