Biden merr avantazhin në Pensilvani dhe siguron fitoren

Fitorja e Joe Biden është thuajse e sigurt tashmë që ka marrë avantazhin edhe në Pensilvani. Bideon parakaloi Trumpin pak minuta më parë sipas WP dhe tashmë është rreth 5 600 vota para. Më herët, ai kaloi në avantazh edhe në shtetin e Georgias, ku Trump ishte duke kryesuar.

Nëse situata vijon kështu, atëherë Bideon është fituesi pavarësisht se si del rezultati në Nevada, ku numërimi vijon dhe kryesimin e ka sërish demokrati.

Aktualisht, numërimi është duke vijuar në gjashtë shtete, në katër prej të cilave udhëheq Biden dhe në dy, Trump. Ky i fundit udhëheq ne Alaskë, me vetëm 3 zgjedhës elektoralë dhe në Karolinën e Veriut.

Kur ka përfunduar numërimi i 98% e votave, me fitoren në Pensilvani, Bideon konsiderohet si fitues i këtyre zgjedhjeve tashmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu