Veseli para Gjykatës së Hagës: Jam tërësisht i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës

Në paraqitjen e tij të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u deklarua i pafajshëm.

Pasi u lexua aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Veseli shprehu me bindje të plotë pafajësinë e tij.

I nderuari gjykatës, i dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë, se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së po mbrohet nga avokati Ben Emmerson. Ai argumentoi se Veseli është paraqitur në Hagë vullnetarisht, në bazë të një marrëveshjeje me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Veseli akuzohet për vepra penale që kanë të bëjë me krime lufte, torture, vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu