Minishengeni i Vuçiç dhe tradhëtia e turpit me emrin Rama

Ushtaraku shqiptar Dritan Demiraj ka reaguar në profilin e tij privat në facebook lidhur me katër pjestarët e UÇK-së dhe për akuzat e bëra ndaj tyre. Në fjalët e tij ai e quan tradhtar ndaj interesave të kombit edhe kryeministrin Rama.

Në vazhdim postimi i plotë:

“Te nderuar bashkekombas! Nderkohe qe kater komandante te larte te UÇK po perballen me akuzat më absurde qe mund te formulohen kunder tyre, akuza qe jane formuluar me ndihmen e ish administrates se kryekriminelit te luftes Slobodan Milosheviç, per penalizimin e padrejte te luftes çlirimtare dhe heronjve te Dardanise, kryeministri i Shqiperise Edi Rama dje beri nje konference per shtyp me ish ministrin e informacionit te Milosheviçit, Vuçiç per turpin e turpit te turpit qe quhet “Minishengeni Ballkanik”.

Te nderuar bashkekombas dhe patriote Shqiptare kudo qe ndodheni!

Jeni deshmitare te tradhetise me te madhe dhe te hapur qe Edi Rama po i ben interesave te Kombit.

Nderkohe qe pritej si kudo ne gjithe boten e qyteteruar, qe i gjithe faktori Shqiptar ne Ballkan te pergjigjej si nje “trup” i vetem kunder akuzave absurde te Hages, per te abandonuar publikisht ish ministrin e informacionit te Milosheviçit, Vuçiç, ne menyre te paturpshme, tinzare dhe antikombetare, Edi Rama eshte i shqetesuar per daljen ne Adriatik të ekonomisë serbe (minishengeni Ballkanik qe i sherben vetem Serbise).

Edi Rama!

Duhet te jesh shume i shqetesuar per mberritjen ne Shtepine e Bardhe te Presidentit proshqiptar Joe Biden, sepse shume shpejt drejtesia kombetare dhe nderkombetare e drejtuar nga administrata e ardhshme Biden do te te hedhe ne koshin e plehrave te historise, ne fakt atje ku e meriton plotesisht“-përfundon ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu