Sali Berisha zbulon bisedën ‘sekrete’, tregon kushtin që i vuri ministrit serb kur erdhi në Tiranë

Ish-kryeministri Berisha dënoi kryeministrin Rama për vendosjen sipas tij në tavolinë e integritetit të Kosovës në Serbi.

Në një intervistë për ABC, Berisha tha se pretendimet serbe rifilluan pas ardhjes në pushtet të Ramës, i cili i lejon atyre që të flasin për të ndarë Kosovën.

Gjatë intervistës Berisha tregoi edhe një ngjarje që ka ndodhur sipas tij gjatë kohës kur ishte në pushtet.

“Këtu erdhi ministri i Jashtëm serb dhe kërkoi që të takohej me mua. Unë i thash takohemi, por me një kusht. Cili është kushti, më pyetën? Thash që nuk duhet të përmendet asnjëherë fjala Kosovë në tavolinë. Për Kosovën, u thash të shkojnë të flasin me politikanët e Kosovës”, tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se maxhoranca aktuale ka hequr nga rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë të fjalës “genocid”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu