Kush është deputeti i ri i PDK-së që do zëvendësojë Kadri Veselin

Fadil Nura është deputeti i radhës nga Partia Demokratike e Kosovës i cili do të zëvendësojë Kadri Veselin.

Nura ka marrë pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit që lamë pas, ku dhe ka siguruar 8,959 vota.

KQZ sot miratoi këtë rekomandim të Zyrës së Presidentit të Kosovës, për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se Veseli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së dhe nga posti i tij si deputet, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu