U kritikua për dizajnin e saj: Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren do largohet nesër

Është vendosur që të hiqet shtatorja e Adem Jasharit në Prizren e vendosur vetëm para disa ditëve.

Menaxhmenti i “Abi Çarshisë” ka konfirmuar që shtatorja e Adem Jasharit, që u inaugurua më 28 nëntor, e që u përcoll me shumë kritika për dizajnin, pasi nuk i përngjan aspak figurës së heroit, do të hiqet. Shtatorja do të largohet nesër.

Berrina Sharri, zëvendësmenaxhere e qendrës tregtare ka thënë se vendimi është marrë së bashku me familjen Jashari, pas kritikave të shumta që i kanë vlerësuar si konstruktive.

Sipas tyre shtatorja do të dërgohet për tu rimodeluar, dhe do të kthehet sërish në qendrën tregtare në Prizren.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu